Google ADS

Përmbytjet në Meksikë, raportohet për 7 të vdekur dhe 9 të zhdukur

10:12 | 26 Shtator 2023
A Z

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe nuk dihet fati i nëntë të tjerëve pas përmbytjeve ditën e djeshme në Meksikë.

Kreu i agjencisë lokale të Mbrojtjes Civile, Juan Ignacio Arroyo Verastegui, tha për Agence France-Presse (AFP) se shirat e dendur goditën shtetin Jalisco për rreth dy orë, nga ora 5 e mëngjesit deri në 7 të mëngjesit.

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpitë dhe dyqanet në Outlan, një qytet me rreth 60,000 banorë.

Rreth 100 ekipe shpëtimi janë angazhuar në një operacion për gjetjen e të zhdukurve./abcnews.al

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme