Më shumë se 2,000 njerëz, duke përfshirë 405 fëmijë, janë evakuuar për shkak të përmbytjeve që goditën rajonin Primorye në lindjen e largët të Rusisë, njoftoi Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave në kanalin e saj Telegram.
“Më shumë se 2000 njerëz, duke përfshirë 405 fëmijë, u evakuuan në bregdet. Gjithsej 28 vende të banuara u izoluan për shkak të ujit. U hapën 13 strehimore të përkohshme në të cilat u vendosën 550 persona, duke përfshirë mbi 160 fëmijë.
Ekipet e elektricistëve do fillojnë të rivendosin energjinë pasi uji tërhiqet nga nënstacionet”, thuhet në buletinin e ministrisë, raporton TASS.
Gjithsej 4,368 shtëpi, 5,654 oborre dhe 43 seksione të autostradave në 16 komuna janë ende të përmbytura, dhe më shumë se 650 njerëz dhe 205 automjete po marrin pjesë në aktivitetet e shpëtimit.
Sipas të dhënave të Shërbimit Hidrometeorologjik Bregdetar, uji do të vijojë të rritet të paktën deri më 17 gusht.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...