Stuhitë e shiut dhe rrëshqitjet e dheut në Kili kanë kontaminuar një lumë të madh duke detyruar autoritetet të shkëpusin linjat e ujit të pijshëm për të paktën katër milionë njerëz në Santiago.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se furnizimet me ujë nga lumi Maipo do të ndalet deri sa të pastrohet rrjedha e ujit, transmeton arbresh.info.
Të paktën tre persona kanë vdekur ndërsa 19 të tjerë ende mungojnë teksa lumenjtë janë përmbytur toka e ura.
Ndërsa rreth 400 persona kanë mbetur të bllokuar në malin Cajon del Maipo.
“Ekipet e emergjencës po punojnë në terren për t’u lidhur me personat e izoluar dhe rivendosjen e furnizimit me ujë kudo që të jetë e mundur”, ka shkruar presidenti kilian Michelle Bachelet në Twitter./Arbresh.info
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I