Numri i të vdekurve nga përmbytjet që ka shkatërruar zonat rreth kryeqytetit grek, Athinës, ka shkuar në 16.
Më shumë se 20 persona janë plagosur, ndërsa një përson është zhdukur si pasojë e fatkeqësisë që mediat vendase e kanë përshkruar si “biblike”, transmeton portali arbresh.info
Banorët në Mandra, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në veriperëndim të Athinës, janë bllokuar në shtëpitë e tyre, pasi uji 1 metër ka kapluar shtëpitë e tyre, ndërsa ata po përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm dhe me energji elektrike.
Kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi tri ditë zie kombëtare.
“Është një kohë shumë e vështirë për të gjithë Greqinë”, tha ai, sipas mediave lokale. “Dua të shpreh keqardhjen time të thellë, ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave dhe premtoj se do të qëndroj pranë tyre me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, shtoi ai.
Tsipras thirri një mbledhje urgjente të mërkurën me ministrat përkatës, kreun e zjarrfikjes dhe prefektin e Athinës.
Deri me tani rreh 86 persona janë shpëtuar nga përmbytjet, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...