Mes dëshpërimit dhe numrit në rritje të vdekjeve në Gjermani dhe Belgjikë shtrohen pyetje se si mund të ketë ndodhur, por ndoshta edhe si të “parandalohet” një fatkeqësi e tillë.
Mes dëshpërimit dhe numrit në rritje të vdekjeve në Gjermani dhe Belgjikë shtrohen pyetje se si mund të ketë ndodhur, por ndoshta edhe si të “parandalohet” një fatkeqësi e tillë.
Sipas mediave të huaja, përmbytja pasoi reshjet rekord në pjesë të Evropës perëndimore që bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre.
Profesoresha Hannah Cloke, një hidrologe e cila ngriti dhe tani këshillon Sistemin Evropian të Ndërgjegjësimit nga Përmbytjet – një program i BE-së i krijuar për të siguruar paralajmërime të hershme të përmbytjeve të rrezikshme – tha se alarme u ishin dërguar autoriteteve në Evropë gjatë fundjavës.
“Kishte sinjalizime… duke thënë se po vinte një shi shumë serioz dhe përmbytje: kini kujdes. Pastaj mbetet që autoritetet kombëtare të marrin atë informacion dhe të veprojnë sipas tij”, tha ajo.
Prof Cloke “ngriti” sistemin e paralajmërimit pas përmbytjes vdekjeprurëse në Evropë në vitin 2002, duke shpresuar të parandalonte që një ngjarje e tillë të ndodhte përsëri.
Por ajo tha se përmbytja e fundit kishte ekspozuar “ndërprerjet në zinxhir”.
“… Është thjesht e papranueshme. Ka diçka që nuk shkon mirë me sistemin”.
Dhe siç vë në pah BBC, strukturat për parashikimin dhe paralajmërimin e përmbytjeve ndryshojnë në të gjithë vendet evropiane.
Për shembull, Cloke thotë se Gjermania ka një sistem “të fragmentuar” që përfshin shumë autoritete të ndryshme në shtete të ndryshme, duke rezultuar në përgjigje të ndryshme.
Sidoqoftë, një zëdhënës i shërbimit të motit gjerman Deutscher Wetterdienst tha se kishte lëshuar një numër paralajmërimesh rreth reshjeve ekstreme të shiut.
Ai tha se u takonte autoriteteve të tjera të përcaktonin rrezikun e përmbytjes dhe të vepronin në evakuimin e njerëzve, ose marrjen e masave të tjera.
Në qytetin e Hagen, Armin Laschet, kandidati kryesor për të pasuar kancelaren Angela Merkel, u tha gazetarëve se autoritetet ishin paralajmëruar dhe kishin ngritur barriera “ndërsa dielli po shkëlqente ende dhe askush nuk e pa këtë të vinte”.
Ndërsa ministria e mjedisit në Rheinland-Pfalz – një nga shtetet më të prekura të Gjermanisë – thotë se paralajmërimet e përmbytjeve bëhen për lumenjtë kryesorë, por që informacioni për degët dhe lumenjtë më të vegjël nuk është aq i detajuar, kështu që përmbytjet nuk mund të parandalohen gjithmonë.
Cloke tha se kishte vende ku njerëzit nuk e dinin që përmbytjet po vinin, ose nuk dinin si të përgjigjeshin për të mbrojtur veten dhe shtëpitë e tyre.
“Ata po e vinin veten në rrezik, po ecnin nëpër ujërat e përmbytjes”, shpjegoi ajo.
‘Edukimi urgjent’
Friederike Otto, drejtore e asociuar e Institutit të Ndryshimit Mjedisor në Universitetin e Oksfordit, tha se “edukimi urgjent” ishte i nevojshëm për rreziqet e përmbytjeve.
“Unë mendoj se njerëzit nuk janë me të vërtetë të vetëdijshëm se moti në të vërtetë mund të jetë vdekjeprurës”, ka thënë ajo.
“Fakti që kaq shumë toka të ‘mbyllura’ gjithashtu çon në ndikime më dramatike sesa do të ndodhte nëse uji mund të shkonte diku”, shtoi ajo.
‘Mbyllja’ e tokës ndodh kur toka është e mbuluar për strehim, rrugë ose punë të tjera ndërtimore.
Andreas Friedrich, një zëdhënës i shërbimit gjerman të motit, tha se shumë njerëz nuk ishin të vetëdijshëm se si situatat kritike mund të bëhen pas paralajmërimeve të motit.
Ndërkohë pensionistja Annemarie Mueller, 65 vjeçe, i tha agjencisë së lajmeve AFP se qyteti Mayen kishte qenë plotësisht e papërgatitur për shkatërrimin.
“Nga erdhi i gjithë ky shi? Është çmenduri. [Uji i përmbytjes] bëri një zhurmë kaq të madhe dhe duke pasur parasysh sa shpejt binte, ne menduam se do të thyente derën”, kujton ajo.
Andaj, profesoresha Cloke tha se parashikuesit dhe autoritetet duhet të “bënin më mirë në marrjen dhe dhënien e mesazhit” në lidhje me rreziqet e përmbytjeve të mundshme.
Veç saj, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, tha se Gjermania “duhet të përgatitet shumë më mirë” në të ardhmen, duke shtuar: “Kjo është një pasojë e ndryshimit të klimës”.
Ndryshimet klimatike
Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytjet, por një atmosferë ngrohëse e shkaktuar nga ndryshimi i klimës i bën reshjet ekstreme më të mundshme, shkruan BBC.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të shkarkimeve të karbonit.
“Natyra e stuhisë, fakti që ishte ekstrem, se kishte shumë lagështirë në të, kishte shumë reshje, ishte duke lëvizur ngadalë – ne kemi prova që këto lloj stuhish do të jenë më të mundshme”, ka thënë Cloke. “Kjo është një nga ato gjërat që ju prisni të shihni nën një klimë në ndryshim”.
Ndërsa Hayley Fowler, profesoreshë e ndikimeve të ndryshimit të klimës në Universitetin Newcastle, shpjegoi se ngrohja globale çon në një ngadalësim në rrjedhën e rrymave të ajrit që bën që stuhitë të lëvizin më ngadalë, ndërsa atmosfera e ngrohtë është gjithashtu në gjendje të mbajë më shumë lagështi.
“Ngjarjet e reshjeve ekstreme do të intensifikohen dhe ato më ekstreme do të bëhen më të shpeshta”, paralajmëron ajo.
Ndryshe, përmbytja në vende të Evropës vjen menjëherë pasi valët e nxehtësisë sollën temperatura rekord në Amerikën e Veriut.
Dhe prof. Fowler tha se vendet duhet të ridizenjojnë sistemet e infrastrukturës për t’u përballur me këto lloj ngjarjesh.
Por, tha ajo, ata kurrë nuk mund të jenë “plotësisht elastikë”.
“Gjithmonë do të ketë një ngjarje më të madhe, një ngjarje që mbase tejkalon mbrojtjen tonë nga përmbytja. Kjo është arsyeja pse ne me të vërtetë kemi nevojë për masa emergjente dhe sisteme paralajmërimi”, shpjegoi ajo.
Siç shkruan në fund BBC, në rrethin gjerman të Ahrweiler, banorët të premten përdorën lopata dëbore dhe fshesa për të pastruar baltë nga shtëpitë dhe dyqanet e tyre pasi uji i përmbytjes u largua.
“Unë isha plotësisht i befasuar. Kisha menduar që uji do të vinte këtu ndoshta një ditë, por jo si kjo”, tha Michael Ahrend për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Kjo nuk është një luftë, thjesht po godet natyra. Më në fund, ne duhet të fillojmë t’i kushtojmë vëmendje asaj”.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...