Dymbëdhjetë vetë janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve të rënda në Sicili, duke e rritur numrin e viktimave në mbarë vendin në 29.
Nënët anëtarë të dy familjeve ishin në mesin e atyre që u vranë, pasi ishin duke arkuar bashkë, ata u përmbyten nga uji i lumit që ndodhej afër shtëpisë, transmeton portal arbresh.info
Giuseppe Giordano, një prej të mbijetuarve, i tha Sky TG24 për historinë e tronditur se si e humbi djalin e tij adoleshent, Federico dhe njëren nga vajzat në këtë tragjedi.
Agjencia për mbrojtjen e civilëve në Itali tha se ende është në kërkim të një mjeku i cili raportohet i zhdukur.
Erërat e forta dhe shiu i dendur kanë shkatërruar pjesët e vendit gjatë javës së kaluar, duke shkaktuar përmbytjet më të këqija në të paktën një dekadë në Venecia, dëmtime prej më shumë se 1 miliard euro në Veneto dhe rrëshqitje të tokës që kanë shkëputur fshatrat, thanë autoritetet.
Sipas kryministrit Giuseppe Conte, situata në Sicili është “dramatike”.
Conte do të thërrasë një takim kabineti për të njoftuar një gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e prekura, tha ai në një konferencë shtypi në Palermo, Sicili.
Agjencia e Mbrojtjes Civile e Italisë vazhdon të monitorojë situatën, duke lëshuar paralajmërime për motin përmes Tëitter, ndërsa vullnetarët nga Kryqi i Kuq italian punojnë për të shpëtuar njerëzit./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...