Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë zhdukur pas reshjeve rekord që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në prefekturën e Ishikawës në Japoni.
Mes viktimave ishin dy burra të moshuar dhe një grua e moshuar, ndërsa dy prej të vdekurve u gjetën pranë një tuneli të rrënuar në Wajima, përfshirë një punëtor ndërtimi.
Qytetet Wajima dhe Suzu, janë ndër më të goditurat nga stuhia. Rreth 4,000 shtëpi mbetën pa energji, ndërsa mbi 40,000 banorë u evakuuan në qytetet më të prekura. Shumë lumenj dolën nga shtrati, duke ndërprerë rrugë dhe izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën.
Autoritetet kishin shpallur nivelin më të lartë të alarmit për kërcënim jete, pasi reshjet pritej të vazhdonin deri të hënën./rtk
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...