Reshjet e mëdha të shiut në Gjermani kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërsa pritet që edhe sot të ketë reshje të forta.
Situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet më e rëndë kurse sic raporton DW, në disa zona ka rënë më shumë se 100 litra shi për metër katror, transmeton Arbresh.info.
Në Pfafenhofen, një zjarrfikës humbi jetën gjatë një aksioni të shpëtimit.
Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg, lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur mjaft zona në jugun gjerman.
Më të prekura janë disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg dhe Nuremberg.
Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meteorologjik gjerman dhe kur kjo “ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash”.
Dy vagonë të një treni ICE dolën nga shinat të shtunën vonë për shkak të rrëshqitjeve por që nuk pati të lënduar.
Deri me tani, 185 persona janë u evakuuar.
Organizata e Ndihmës Teknike në Gjermani dërgoi në fundjavë 1800 forca të shpëtimi në jug të Gjermanisë ndërsa edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë.
Në mjaft zona është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që në disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.
Në shumë rajone flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi./Arbresh.info
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri