Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se në lindje të Etiopisë më shumë se 67 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.
Në deklaratën me shkrim të UNICEF-it, theksohet se përmbytjet në Etiopi kanë ndikuar negativisht në arsim.
Në deklaratë thuhet se më shumë se 67 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë në rajonin Soomaali të vendit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e tepërta.
Në deklaratë thuhet se 42 për qind e fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë janë vajza, ndërsa gjithsej 833 mijë persona në rajon kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Shirat e dendur që vazhdojnë prej muajsh në Afrikën Lindore kanë ndikuar negativisht në shtete si Somalia, Kenia dhe Etiopia./abcnews.al
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%