Google ADS

Përmbytje në Las Vegas: Kazinotë, rrugët e aeroporti nën ujë

16:08 | 29 Korrik 2022
L G

Aeroportet, parkingjet dhe i gjithë Las Vegasi, i cili strehon disa nga kazinotë dhe hotelet më të famshme në botë, u përmbytën të enjten mbrëma.

Shiu i dendur mbushi ndërtesa të panumërta ndërsa qyteti vendosi një paralajmërim për përmbytje dhe stuhi të forta.

Pamjet e shpërndara në Twitter tregojnë rrugët e Sin City teksa përmbytjen nga ujërat e shumta.


Video të tjera treguan rrugët e qendrës së qytetit duke u kthyer në lumenj të vegjël dhe uji që vërshonte kazinotë, raporton nypost.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, konfirmoi për The Post oficeri i Informacionit për Zjarr në Las Vegas, Tim Szymanski.

Një tjetër video e shpërndarë në internet tregon ujin që derdhet përmes një vrime në tavanin e Planet Hollywood Casino në bulevardin Las Vegas. Punonjësit mund të shihen duke regjistruar skenat kaotike me telefonat e tyre.

Pallati ikonik i Cezarit u prek gjithashtu nga uji i përmbytjes, pasi një video e postuar në internet tregonte tavanin e paaftë për të mbajtur ujin, i cili derdhej mbi qilima.

Ndryshe, të paktën tetë persona humbën jetën pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan përmbytje në shtetin amerikan të Kentuckyt. /Telegrafi/

Të ngjashme