Të paktën 18 persona kanë vdekur në shtetin indian Maharashtra, pas shirave të furishëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.
Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, lumenjtë në Maharashtra arritën kapacitetin dhe autoritetet hapën digat për të liruar ujin pasi në shumë pjesë të perëndimit të vendit kishte reshje të mëdha të shiut në 24 orët e fundit.
Të paktën katër persona vdiqën pas shembjes së një ndërtese në Mumbai, ndërkaq 14 të tjerë vdiqën nga rrëshqitjet e dheut në Maharashtra, thanë zyrtarët qeveritarë.
“Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në shumë zona në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe fryrjes së lumenjve, ne po kemi vështirësi që të dërgojmë në zonat e prekura makineritë e shpëtimit”, tha një zyrtar i Qeverisë indiane.
Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.
Ndërkaq, në qarqet që gjenden në zonën bregdetare, ushtria dhe marina indiane është angazhuar në operacionet e shpëtimit, tha kryeministri i shtetit Maharashtra, Uddhav Thackeray.
Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën./abcnews.al
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...