Google ADS

Përmbytje në Afganistan: 37 të vdekur

01:11 | 5 Maj 2021
Trina Galanxhi

Në Afganistan, 37 persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve për shkak të reshjeve të fundit të shiut.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e baltës shpesh paraqesin një kërcënim për popullatën në pjesët e largëta të vendit ku infrastruktura është e dobët, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Situatave të Emergjencës njoftoi se më shumë se 400 familje u zhvendosën në provinca të ndryshme në të gjithë Afganistanin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme