Reshjet e shiut në Turqi kanë shkaktuar probleme të mëdha në shumë qytete, veçanërisht në Ankara, ku janë konstatuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore.
Kjo për faktin se në disa rrugë ka pasur shembje të tyre dhe krijime gropash të mëdha me ujë, duke bërë madje edhe që makinat të bien brenda tyre.
Një automjet në lëvizje ka rënë në një gropë të madhe me ujë në bulevardin “Çayyolu Angora” të qytetit, ndërsa drejtuesi i mjetit u shpëtua me vështirësi nga ekipet e shpëtimit që erdhën në vendin e ngjarjes menjëherë.
Si pasojë e reshjeve ka pasur problematika të mëdha në furnizimin me energjinë elektrike, më ujin e pijshëm dhe kanalizimet, po ashtu edhe me linjat telefonike dhe furnizimin me gaz natyror.
Ndërkohë, raportohet se qindra automjete kanë mbetur nën ujë. Ndërsa dëmet materiale shkojnë në disa qindra mijëra euro. Ka pasur gjithashtu probleme me trafikun e mjeteve, ndërsa në zonë janë shpërndarë ekipet e policisë për mbarëvajtjen e situatës./A2news/
Hyrja e Gjestit në BBVA, Fifi: E ki dhez pulsin
Krasniqi nga Prizreni: Bashkë po dëshmojmë që Kosova mundet ...
Diallo do të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United
Zëvendës Sekretari i Shtetit mbërrin në Shqipëri, Verma: Pei...
Yamal: Shpresoj të rinovoj, Barça është klubi i jetës sime
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...