20 persona kanë humbur jetën pasi një varkë është përmbytur afër Tunizisë.
Shumica e refugjatëve, që po iknin drejt Europës për një jetë më të mirë, ishin sirianë, transmeton portal arbresh.info
Varka u përmbyt përderisa refugjatët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes civile.
Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se roja bregdetare gjeti tetë trupa të shtunën, pasi gjeti 12 të premten, ndërsa kërkimet për trupa tjerë janë ende duke u zhvilluar.
Trupat u hodhën nga Cape Bon, një gadishull në ngushticën e Siçilisë, tha zëdhënësi i mbrojtjes civile Moez Triaa.
“Shumica ishin nga Afrika Sub-Sahariane, por kishte edhe sirianë,” tha Triaa, pa dhënë detaje se nga ishin nisur apo rrethanat rreth vdekjes së tyre.
Tunizia dhe Libia fqinje janë pika kyçe e nisjes për migrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në brigjet europiane.
Në fund të shkurtit, nëntë emigrantë dhe refugjatë nga vende të ndryshme afrikane u mbytën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Tunizisë ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Europë.
Në fillim të këtij muaji, trupat e katër migrantëve dhe refugjatëve afrikanë u gjetën në Tunizinë lindore, me autoritetet që thanë se ata ndoshta kishin vdekur nga të ftohtit ose uria pasi kishin kaluar kufirin algjerian.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR ka thënë se rreth 1,300 emigrantë dhe refugjatë janë mbytur ose zhdukur në vitin 2021 në rrugën e Mesdheut Qendror, duke e bërë atë rrugën më vdekjeprurëse të migracionit në botë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 18,000 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të bërë hyrë në Europë që nga viti 2014./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...