Dy marinarë ukrainas janë shpëtuar pasi një barkë në të cilën ndodheshin u zhduk gjatë një stuhie 1200 milje detare larg ishullit Martinique në Oqeanin Atlantik.
Kompania e cila operonte me këtë barkë, “Bourbon”, nga Franca, tha se tre anëtarë të ekuipazhit, dy prej të cilëve janë ukrainas, janë shpëtuar, ndërsa 11 të tjerë mbeten të zhdukur.
Kjo kompani gjithashtu ka konfirmuar se barka e saj është përmbytur, sepse dyshohet që në pjesën e pasme të saj ka depërtuar uji.
Tre personat e shpëtuar u panë nga aeroplani i dërguar nga forcat franceze për ta kryer operacionin e shpëtimit.
Ata më pas u vendosën në një anije tregtare, ku iu dha ndihma mjekësore dhe aty po vazhdojnë të mbahen nën përkujdesje.
Punëtorët e kompanisë së gazit dhe vajit po i koordinojnë përpjekjet me autoritet franceze për gjetjen e të zhdukurve përmes portit të Marsejës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...