Gati 4,000 njerëzve u është dashur të braktisin shtëpitë e tyre në disa qytete në Argjentinë dhe Uruguai për shkak të përmbytjeve në të ditëve të fundit, nga moti i keq.
Sipas buletinit meteorologjik nga Sistemi Kombëtar i Emergjencave Uruguaian, në të gjithë vendin, 3,352 banorë, në të paktën nëntë departamente, janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Rajoni më i prekur është ai i Paysandu, në kufi me Argjentinën, ku janë zhvendosur 1569 persona.
Ndërkohë në Argjentinë, dalja nga shtrati e lumit Uruguai shkaktoi evakuimin e të paktën 568 personave në qytetin e Concordia, ku bashkia u kërkoi banorëve të shmangnin zonat e goditura nga përmbytjet për arsye sigurie.
Moti i keq prej javësh ka goditur dhe Brazilin, ku përmbytjes në jug të vendit kanë shkaktuar mbi 150 viktima, dhjetëra të zhdukur dhe dëme të mëdha materiale./abcnews.al
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...