Dhjetë persona u plagosën kur autobusi turistik me të cilin po udhëtonin doli nga një rrugë fshati dhe u përmbys në rajonin Asturias të Spanjës veriperëndimore.
Gjithsej 49 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë disa fëmijë, ndërsa zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët.
Sipas mediave të huaja, dy gra, të cilat kanë mbetur të plagosura rëndë, janë transportuar me helikopter në spital. Gjithsej shtatë persona janë ende të shtruar në spital.
Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur deri më tani. Autobusi turistik i përket kompanisë ALSA dhe ishte nisur nga qyteti i Covadonga për një ekskursion në parkun kombëtar Picos de Europa (Majat e Evropës)./a2/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...