Google ADS

Përmbyset anija në Itali, vdesin shtatë emigrantë

10:37 | 30 Qershor 2021
A. B.

Shtatë emigrantë humbën jetën gjatë fundosjes së një varke rreth 5 milje nga Lampeduza në Itali.

Sipas mediave italiane viktimat janë katër gra, njëra prej të cilave është shtatzënë, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Anija me të cilën po udhëtonin papritmas do të përmbysej dhe shumë përfunduan në det. Ekipet e shpëtimit gjetën 46 të mbijetuar.

Sipas dëshmive të mbledhura, ka akoma 9 të tjerë të zhdukur. Kërkimet e kryera nga rojet bregdetare dhe policia financiare janë duke u zhvilluar në det.

Përveç mbytjes së anijes, ishte një natë zbarkimesh në Lampedusa. 256 migrantë mbërritën në ishull, duke filluar nga ora 3.30, me katër varka të ndryshme. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme