Google ADS

Përmbyset anija me emigrantë, më shumë se 90 të zhdukur

21:23 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Të paktën pesë emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 90 janë zhdukut pasi anija e stërmbushur u përmbyt në bregun perëndimor të Libisë.

Zëdhënësi Ayoub Gassim tha për The Associated Press se anija e dëmtuar u gjet ditë më parë, rreth 20 kilometra nga qyteti bregdetar perëndimor i Zuëara, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se barka që ishte nisur drejt Europës është përmbytur si pasojë e përfundimit të karburantit.

Rojet bregdetare kanë theksuar se në barkë ndodheshin rreth 130 persona, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Libia është kthyer në një nga pikat kryesore të tranzitit për emigrantët që duan të hyjnë në Europë. Trafikantët kanë shfrytëzuar kaosin pas kryengritjes së vitit 2011.

Gjermania dhe Italia kanë bërë thirrje që të ndihmohet Libia në mënyrë që të ndalohet fluksi i emigrantëve.

Sipas raporteve të shumta, emigrantët që nuk kanë mundësi të paguajnë për rrugën e plotë drejt Europës, detyrohen të punojnë punë të rënda, ndërsa gratë dhe fëmijët shfrytëzohen për kënaqësi seksuale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme