Përmbyset anija: 17 migrantë vdesin afër Tunizisë

00:37 | 14 Maj 2021
Trina Galanxhi

Të paktën 17 migrantë afrikanë u mbytën pas përmbytjes së anijes afër Tunizisë, ndërsa po përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe.

Përmes Libisë ata po përpiqeshin të hynin në Itali, transmeton portal arbresh.info

Lajmi është bërë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Tunizisë.

Rojet bregdetare tuniziane shpëtuan dy shtetas nigerianë në ujërat pranë qytetit Zarzis në jug të vendit, shtojnë nga Gjysmëhëna e Kuqe, raporton Reuters./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme