Bota: Numri i rasteve me koronavirus kalon shifrën mbi 1 milion banorë, sipas Universitetit të Johns Hopkins. Vendet më të prekura nga kjo pandemi janë SHBA, Italia dhe Spanja, të gjitha këto kanë më shumë se 100,000 raste të raportuara.
Italia: Më shumë se 53,000 të vdekur janë regjistruar globalisht, shkruan arbresh.info. Vendet me numrin më të lartë të të vdekurve janë Italia me 13,915 dhe Spanja me 10,348.
Gjermania: Më shumë se 1,000 të infektuar kanë ndërruar jetë në Gjermani. Vetëm 145 raste për të vdekur janë regjistruar 24 orëve të fundit. Gjermania deri më tani ka raportuar 80,000 raste me COVID-19.
India: Gjatë një fjalimi në TV, kryeministri indian Narendra Modi lavdëroi popullin indian të cilët po respektojnë masat e marra të karantinimit për të parandaluar përhapjen e pandemisë. “Fuqia e 1.3 miliardë indianëve është me secilin prej nesh,” tha Modi.
Wuhan: Suksesi i kontrollit të pandemisë COVID-19 në Kinë i ka dhënë shpresa gjithë botës. Por sot kryetari i Partisë Komuniste në Wuhan, epiqendra e koronavirusit, urdhëroi banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre vetëm kur kanë shumë nevojë, duke treguar kështu se masat e rrepta do të vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë.
SHBA: Eksperti i sëmundjeve në Amerikë Dr Anthony Fauci ka thënë për CNN se të enjten ka qenë koha për të vendosur në vend urdhërin kombëtar për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet e panevojshme. “Nuk po e kuptoj përse nuk është duke ndodhur kjo,” tha ai. Presidenti Trump më parë kërkoi fleksibilitet në mes vendeve./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel