Përleshje të reja në Jerusalem, 57 palestinezë të plagosur

23:03 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 57 palestinezë janë plagosur gjatë përleshjeve të reja me policinë izraelite pranë xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem.

Në një deklaratë të lëshuar nga Gjysmëhënës e Kuqe thuhet se 12 nga të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në vendngjarje, raporton AA, transmeton portali arbresh.info

Shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga plumbat e gomës.

Policia izraelite ka përdorur plumbat e fomës, ujin me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve që refuzuan të hyjnë në xhaminë Al-Asqa përmes detektorëve metalikë.

Zemërimi është përhapur në të gjithë Bregun Perëndimor që nga java e fundit kur Izraeli mbylli Xhaminë Al-Aqsa, të cilën hebrenjtë e quajnë Mali Tempull./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme