Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të rrjetit të drogës, Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Luftimet janë zhvilluar për disa orë pasi Ovidio Guzmán López është gjetur gjatë një patrullimi rutinor në qytetin Kuliakan.
Në disa pamje televizive janë parë burra të armatosur me armë të rënda, duke shtënë ndaj policisë, makinave si dhe kanë djegur disa ndalesa rrugore.
Guzmán më vonë është liruar, në mënyrë që të anshkalohet dhuna, kanë thënë autoritetet.
Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador ka thënë se ai do të mbajë një takim me kabinetin për siguri për të diskutuar këtë incident.
Obrador është zgjedhur president pas zotimeve që ka bërë për të shkatërruar kartelet e drogës shkruan REL.
Ai ka krijuar një departament të veçantë për t’i luftuar pjesëtarët e këtyre rrjeteve.
Nën udhëheqësinë e El Chapos, karteli Sinaloia ka qenë furnizuesi më i madh i drogës në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë zyrtarët.
Mirëpo pas burgosjes së El Chapos, ky kartel është thënë se kontrollohet pjesërisht nga Ovidio Guzmán, i cili akuzohet për trafikim të drogrës në SHBA.
Muaj më parë, një gjykatë në Nju Jork e ka dënuar Joaquin “El Chapo” Guzman, me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet.
“El Chapo” është akuzuar për dërgimin e qindra tonelatave kokainë në SHBA, si dhe për konspiracion për të shpërndarë heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë.
Ai po ashtu thuhet se ka paguar njerëz për të kryer qindra vrasje, sulme, rrëmbime dhe akte torturash.
Në vitin 2009, ai ka hyrë në listën e burrave më të pasur në botë, të përpiluar nga revista Forbes.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...