Google ADS

Përleshje në parlamentin turk për ndërhyrjen ushtarake në Siri

10:10 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Në parlamentin turk ka ndodhur një përleshje, pasi një deputet kritikoi presidentin Erdogan për ndërhyrjen ushtarake në Siri.

Engin Ozkoc, një deputet i opozitës akuzoi presidentin se po disrespekton ushtarët, transmeton portali arbresh.info.

Ai gjithashtu tha ishte e papërgjegjshme të dërgoheshin trupa në luftë pa mbështetje ajrore.

Presidenti Erdogan gjithashtu ishte i ashpër me opozitën, duke i akuzuar ata për tradhti.

Turqia po ofron mbështetje ushtarake për rebelët në Siri.

Por më shumë se 50 trupa turke janë vrarë në muajin e fundit, duke nxitur tensione politike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme