Përleshje në mes të policisë dhe protestuesve në Armeni

16:09 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Protestuesit kanë bllokuar trafikun dhe janë përleshur me forcat e sigurisë në kryeqytetin armen të Yerevanit.

Protestat kundër emërimit të ish presidentit Serzh Sargsyan në pozitën  e kryeministrit kanë hyrë në ditën e tetë, transmeton portali arbresh.info.

Në një video të postuar shihen demonstruesit duke u përleshur me policinë gjersa ata bëjnë arrestime.

Sargsyan është zgjedhur kryeministër nga parlamenti me 17 prill, pasi kishte shërbyer si president nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2018.

Kritikët thonë se zgjedhja e tij është anti-demokratike dhe e kanë quajtur atë një kapje pushteti.

Armenia mbajti një referendum kushtetues në vitin 2015, ku u zvogëlua fuqia e presidentit dhe iu dha më shumë pushtet parlamentit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme