Përleshjet kanë shpërthyer në Bolivi teksa presidenti i këtij shteti, Evo Morales duket se është afër fitores së një mandati të dytë.
Procesi i numërimit të votave është ndalur të dielën, pasi rezultati tregonte se mund të ketë balotazh.
Mirëpo kur procesi ka vazhduar të hënën, Morales ka fituar mjaftueshëm vota për ta anashkaluar atë proces.
Rivali i tij politik, Carlos Mesa ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve.
Disa vëzhgues e kanë cilësuar ndryshimin e rezultatit si “drastik dhe vështirë për ta shpjeguar”.
“Ne shpresojmë se rezultati i numërimit do të jetë në përputhje me vullnetin e votuesve të shprehur përmes votës”, ka thënë Misioni Vëzhgues Zgjedhor i Organizatës së Shteteve Amerikane.
Të hënën, protestuesit kanë nisur zjarr në zyrat zgjedhore në rajonet Sukre dhe Tarija, bazuar në raportimet e mediave lokale, derisa në kreyqytetin La Paz, protestuesit janë përleshur me policinë.
Të dielën, faqja zyrtare e rezultateve ka ndalur punën, pas numërimit të 83.8 për qind të votave.
Aty shihej se Morales ishte i pari me 45.3 për qind të votave, derisa Mesa kishte 38.2 për qind të votave.
Kur faqja është aktivizuar të hënën, Morales ka pasur 46.8 për qind të votave kundër Mesas me 36.74 për qind tjera.
Në kohën që numërimi ishte pezulluar, Morales u ka thënë mbështetësve të tij se ai beson që kur të numërohen votat nga zonat rurale, nuk do të ketë nevoje për balotazh.
Morales ka qenë në pushtet nga viti 2006. Nëse ai shpallet fitues i zgjedhjeve, do të mbetet në këtë pozitë deri më 2025.
Në një referendum të mbajtur më 2016, banorët e Bolivisë kanë refuzuar propozimin e tij për të larguar kufizimet e mandatit presidencial.
Atij i është dashur të fitojë leje nga gjykatat në mënyrë që të garojë këtë herë, pasi kushtetuta e Bolivisë lejon vetëm dy mandate të njëpasnjëshme.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...