Tetë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë dhe pesë militantë kurdë janë vrarë nga përleshjet e zhvilluara në mëngjesin e së enjtes.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të kufirit mes Irakut verior dhe juglindjes së Turqisë, thonë burimet e sigurisë dhe shëndetësisë, transmeton portali arbresh.info
Ata thonë se forcat turke nisën një operacion të mbështetur nga ajri, për të kërkuar militantë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët donin të kalonin kufirin për në provincën Hakkari.
Gjashtë ushtarë turq dhe dy anëtarë të milicisë së fshatit janë vrarë në luftime, së ashku me pesë anëtarë të PKK-së.
Thuhet se përleshjet janë duke vazhduar.
PKK nisi një kryengritje separatiste më 1984 dhe më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt. Është i listuar si një grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...