Një grup i protestuesve pro-kurdë janë përleshur me mbështetësit turq dhe policinë gjermane në aeroportin e Dyzeldorfit, duke lënë disa persona të lënduar.
Përleshja ka ndodhur pasi protestuesit që kundërshtojnë operacionin turk në rajonin Afrin të Sirisë, zonë që kontrollohet nga kurdët janë takuar me mbështetësit e ofensivës turke dhe policinë gjermane, e cila ka përdorur sprej djegës për të kthyer rregullin në aeroport.
AFP ka cituar disa policë federalë të kenë thënë se “një numër i personave”, janë lënduar gjatë përleshjeve, të cilat nuk kanë ndikuar tek udhëtarët apo punën e aeroportit.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa protestues që mbajnë postera, në të cilët shkruhet, “Afrini është Vietnami ynë, do ta mposhim fashizmin”.
Ankaraja ka nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore më 20 janar në Afrin, më qëllim të largimit të Njësiteve të Mbrojtjen e Popullit (YPG).
Këtë milici të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, Turqia e konsideron grup terrorist./rel
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...