Si çdo vit në Athinë zhvillohen protesta në përkujtim të revoltës së madhe studentore, 44 vite më parë.
Ai që dje u duk si një marshim paqësor, shumë shpejt u shoqërua me akte dhune.
Ndonëse qeveria përforcoi ruajtjen dhe kontrollin e personave të dyshimtë, që në stacionet e metrove, incidentet edhe këtë vit ishin të pashmangshme.
Disa prej protestuesve hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj forcave policore, çka përfundoi me përleshje fizike.
Incidentet ndodhën në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që protesta pati edhe në Selanik, Patras dhe Larissa.
Në revoltën e vitit 1973 humbën jetën studentë dhe qytetarë të shumte, të cilët kërkonin rrëzimin e pushtetarëve, pushtet që ra disa muaj më vonë.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...