Janë raportuar përleshje mes forcave irakiane dhe luftëtarëve kurdë pasi Bagdadi dërgoi dërgoi trupat drejt vendit të mbajtur nga kurdët.
Televizioni shtetëror raporton që forcat irakiane kanë marrë kontrollin e disa zonave, përfshirë fushat e naftës, ”pa luftuar”, mirëpo zyrtarët kurdë mohojnë një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info
Shkëmbim zjarri thuhet të ketë ndodhur në jug të Kirkukut.
Zyrtarët amerikanë thonë se është një gjë brengosëse dhe ka kërkuar dialog “si opsionin më të mirë për të larguar tensionet”.
Tensionet mes të dy palëve për të ardhmen e Kurdistanit irakian kanë qenë të larta qëkur kurdët irakianë votuan për pavarësinë në një referendum të shtatorit.
Bagdadi dëshiron të rimarrë bazat dhe fushat e naftës të marra nga luftëtarët kurdë Peshmerga në vitin 2014 kur militantët nga i ashtuquajtur Shteti Islamik përfshiu gjithë Irakun e veriut dhe ushtria u rrëzua./arbresh.info/
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...