Dy vëllezër shqiptarë janë kapur dhe shoqëruar në polici, pasi u përfshinë në një sherr me mjete të mprehta në ambjentet e një lokal.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Brescia, Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur njëri nga dy vëllezërit qëlloi me thikë një 30-vjeçar italian.
Dy shqiptarët e moshës 22 dhe 23 vjeç, janë nën akuzë për sulm me dashje me thikë, ndaj 30-vjeçarit nga Brescia, i cili përfundoi me plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se sherri kishte nisur brenda diskos e më pas ata kanë dalë jashtë me gjasë për t’u sqaruar, por aty sherri ka degjeneruar dhe vëllai më i vogël, shqiptari 22-vjeçar nxori thikën dhe e qëlloi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?