Në Shëtitoren e Famës në Hollywood ka shpërthyer një përleshje, mes protestuesve kundër dhe përkrahësve të presidentit Trump, që po bëjnë kujdestari 24-orëshe, për ta ruajtur yllin e ri, që është rivendosur pas dëmtimit.
Gjithçka filloi para mesnatës, kur dy të rinj nisën të rrahen dhe u përshinë edhe shumë të tjerë, derisa nuk intervenoi policia.
Asnjë prej tyre nuk është arrestuar, ndërsa nuk bëhet e ditur, nëse ndonjë prej tyre pësoi lëndim të rëndë.
CBS Los Angelse raporton se përkrahësit e tij janë mbledhur për disa ditë dhe po e nderojnë yllin e ri të presidentit, pasi të vjetrin e kishte thyer një burrë me kazmë.
Zona është rrethuar nga policia dhe ylli i Trump po qëndron i mbuluar, në mënyrë që ajo hapësirë të mos shfrytëzohet për protesta. /Telegrafi
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...