Google ADS

Përleshje e armatosur në Kashmir, tetë persona të vrarë

17:48 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Të paktën tetë persona kanë vdekur në vendin e administruar nga indianët, Kashmir gjatë dhe pas një beteje me armë mes forcave të sigurisë dhe militantëve, thonë zyrtarët.

Dhuna filloi kur forcat e sigurisë hynë në një fshat në rrethin jugor Kulgam gjatë natës të së shtunës në ndjekje të militantëve të dyshuar.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vranë dy anëtarë të forcave të sigurisë, katër militantë të dyshuar dhe një civil.

Një tjetër person vdiq në protestat që pasuan me përplasje, shkruan BBC.

Militantët e dyshuar ishin strehuar në fshatin Frisal, kur ata ishin rrethuar nga policia dhe ushtria, thonë zyrtarët, ku më pas shpërthyen shkëmbime zjarri prej 10-orësh.

Zyrtarët ushtarakë të cituar nga NDTV thanë se personat e armatosur kanë qenë anëtarë të grupeve militante Hizbul Muxhahidëve dhe Lashkar-e-Taiba.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme