Policia franceze ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës kundër mijëra protestuesve në Paris sot.
Dhuna më e madhe ndodhi në avenynë e famshme të Champs Elysee, ku një turmë e madhe bëri thirrje për dorëheqjen e Emmanuel Macronit, transmeton portali arbresh.info.
“Ata përfshinin demonstrues të maskuar që ishin të vendosur të shkaktonin probleme”, tha një oficer policie në vendngjarje.
“Ne kemi qenë të detyruar të gjuajmë me topa uji dhe të përdorim gaz lotsjellës për t’i ndaluar ata të hyjnë në zonën e sigurt.
“Ata po thyejnë pengesat e trafikut për të krijuar mjete që të na hedhin. Po bëhet shumë e dhunshme”, tha ai tutje.
Deri më tani dy persona raportohen të vdekur, si dhe 553 të lënduar, 17 prej tyre në gjendje serioze.
Prej ditësh në Francë po protestohet për shkak të rritjes së çmimit të karburantit./Arbresh.info/
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...