Përleshen emigrantët mes vete, 16 të lënduar

22:45 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Një përleshje masive, ku u përfshinë të paktën 100 emigrantë afrikanë nga Eritrea e Etiopia shpërtheu në qytetin verior të Francë, Calais.

Në këtë vend ishte kampi famëkeq i refugjatëve ‘Xhungla’, transmeton portali arbresh.info.

Zënka mes eritreasve dhe etiopasëve nisi rreth orës 13:45 të kohës lokale, raporton France Info, duke cituar prefekturën. Përleshjet shpërthyen në një rrugë që çon në qytetin fqinj të Gravelines, ku ushqime falas po u shpërndaheshin emigrantëve nga shoqata të ndryshme bamirësie.

Saktësisht numri i emigrantëve që u përfshinë në zënkë është ende i paqartë, pasi Franca Info dhe e përditshmja 20 Minutes vënë numrin në rreth 100, ndërsa La Voix du Nord njofton se rreth 200 njerëz morën pjesë në grindje. Ata ishin të armatosur me shkopinj dhe hodhën gurë ndaj njëri-tjetrit. Policia e trazirave duhej të lëvizte për të ndalë përleshjet.

Të paktën një person u plagos rëndë, njoftojnë mediat franceze. Sipas policisë, 15 emigrantë të tjerë morën lëndime të lehta, raporton AFP./Arbresh.info

https://twitter.com/LeGlobe_info/status/881147182807732224?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F394939-calais-migrants-mass-brawl%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme