Google ADS

Përleshen bandat në burg, nëntë të vdekur në Filipine

23:03 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Të paktën 9 të burgosur humbën jetën kur bandat rivale u përleshën me thika sot në një nga burgjet më të mbipopulluara të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nuk u bë e ditur menjëherë se çfarë e nxiti dhunën midis bandave Sputnik dhe Komando para mëngjesit në burgun e ri Bilibid në kryeqytetin e vendit, Manila.

“Shtatë të burgosur të tjerë u plagosën në përleshje”, tha zëdhënësi i Byrosë së Shtëpive Korrektuese, Gabriel Chaclag. Ai tha se është duke u zhvilluar një hetim ndërsa personat që janë përfshirë në përleshje do të dënohen.

Filipinet kanë disa nga burgjet më të famshme në botë për nga mbipopullimi. Një president filipinas një herë pati deklaruar se burgosja dhe dhuna në burgjet e vendit ishte më e keqe se vdekja.

Në vitin 2005, të paktën 27 të burgosur, përfshirë militantë muslimanë të ndaluar nga grupi Abu Sayyaf dhe një oficer policie u vranë kur komandot e policisë shtypën një kryengritje të të burgosurve në Manila.

Dhjetë të burgosur, përfshirë dy të dyshuar kinezë për drogë humbën jetën në një shpërthim granate në vitin 2016 në një burg në qytetin Paranaque në rajonin e Manilas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme