Përkundër masave, Gjermania raporton mbi 12 mijë raste me koronavirus

09:02 | 12 Janar 2021
Trina Galanxhi

Gjermania është duke përjetuar një numër të rritje të të infektuarve me koronavirus, pavarësisht masave të izolimit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12,802 raste me koronavirus, ndërsa në total numri i pacientëve ka shkuar në 1,933,826 që nga fillimi i pandemisë, njoftoi sot Instituti Robert Koch, transmeton portal arbresh.info

891 persona kanë humbur jetën, shkruan Reuters.

Kancelarja Angela Merkel ka njoftuar se Gjermania është duke hyrë në një fazë kritike për sa i përket pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme