Google ADS

Përkthimi i dobët “hallakat” metron në Japoni

22:46 | 19 Mars 2019
Trina Galanxhi

Rrjeti i metrosë në Osaka të Japonisë është detyruar që të mbyllë ueb-faqen në gjuhë të huaj, pasi udhëtarët kanë hetuar përkthime që nuk kanë qenë aspak të sakta.

Ndër gabimet në faqen e saj angleze ishte përkthimi i drejtpërdrejtë i linjës Sakaisuji si “Musai Sakai”, transmeton portali arbresh.info

Shumë biznese në Japoni janë duke u përpjekur që të bëhen të njohura tek vizitorët e huaj dhe kjo po ndodh përpara kupës botërore të rugbyut këtë vit dhe Olimpiadës së Tokios të vitit 2020.

Zyrtarët besojnë se për përkthimet në metro janë përdorur faqet jo-zyrtare.

Përkthimi nuk ka qenë i gabueshëm vetëm në gjuhën angleze, por edhe në atë kineze dhe korane.

Pas ankesave zyrtarët kanë mbyllur këto ueb-faqe dhe ende nuk dihet se kur do të kthehen online.

Megjithatë, gabimi në metron e Osakas nuk është i pari. Gabimet që ndodhin për shkak të përkthimeve mes japonishtes dhe anglishtes janë shumë të zakonshme.

Në fillim të këtij viti Ariana Grande u përpoq të bënte një tatuazh me shkronja japoneze, në të cilin do të duhet të shkruhej “shtatë unaza”, që kishte të bënte me këngën e fundit, por tiofozët e saj vunë re se aty shkruhej “barbeque”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme