Banorët nga vendbanimet më të vogla, rreth 40 kilometra në lindje të Romës, u evakuuan sot për shkak të zjarrit që shpërtheu.
Zjarri shpërtheu në një kohë kur kryeqyteti i Italisë po përballet me një temperaturë prej rreth 37 gradë Celsius.
Pjesë të jugut të Italisë janë kërcënuar nga zjarret javët e fundit dhe zjarri po digjej në pyjet e Kalabrisë, si dhe në ishujt e Sicilisë dhe Sardenjës. Të mërkurën, temperatura në juglindje të Sicilisë arriti pothuajse 49 gradë Celsius, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Zjarri tani po lëviz në veri gjersa 25 familje u evakuuan nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret u përhapën nëpër rezervatin natyror Monte Catillo, pranë periferisë romake të Tivoli. 30 banorë të shtëpisë për fëmijët e lënë pas dore u evakuuan gjithashtu si masë paraprake për shkak të zjarrit, u konfirmua nga shërbimi zjarrfikës.
Raportohet gjithashtu se zjarret në pyje shpërthyen gjatë natës pranë qytetit të Otrantos, në Italinë juglindore, ku një vendpushim bregdetar aty pranë u evakuua për shkak të tymit, dhe rruga bregdetare në jug të Otrantos u mbyll për qarkullim.
Dje, kryeministri Mario Draghi premtoi ndihmë financiare për komunitetet e prekura nga zjarret dhe një plan veprimi për restaurimin e zonave pyjore të shkatërruara, si dhe përpjekje për të rritur aftësinë e Italisë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore që kërcënojnë më shumë zonat rurale.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...