Një lajm tërhoqi vëmdendjen e publikut turk dhe atij botëror, pasi u shfaqen spakulime se Presidendi turk, Recep Tayyip Erdogan është në gjendje të keqe shëndetësore.
Gjegjësisht, të mërkurën në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se ai ka pësuar goditje në tru, dhe se është pranuar në spital. Madje disa pretenduan se ai kishte ndërruar jetë, transmeton portal arbresh.info
Një anëtar i Partisë Popullore Republikane të orientimit të qendrës së majtë, Aykut Erdogan, i cili është gjithashtu deputet në parlamentin turk, pretendoi se aplikacioni “vacap” filloi të qarkullonte mesazhe për shëndetin e presidentit turk dhe se ai kishte përjetuar një sulm të martën mbrëma dhe se ishte dërguar në spital.
Thashethemet u ndezën më tej nga një video që tregonte Erdoganin që kishte vështirësi në ecje.
Megjithatë, zëdhënësi i Erdoganit, Fahretin Altun, në mes të atyre thashethemeve, ka postuar një video në Twitter të presidentit turk duke dalë nga limuzina pa ndihmë dhe ai ka mohuar akuzat nga rrjetet sociale.
“Besojuni miqve tuaj, kini frikë nga armiku”, shkroi ai në përshkrimin e videos.
https://twitter.com/fahrettinaltun/status/1455837194967523331?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1455837194967523331%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D11dd%3D04nav_category%3D78nav_id%3D2050982
Pretendimet se Erdogan është në gjendje të keqe shëndetësore janë mohuar nga njoftimi nga llogaria zyrtare në Tëitter e Presidentit të Turqisë, raportojnë mediat greke.
Gjegjësisht, është publikuar një fotografi e njeriut të parë të Turqisë duke u takuar me ambasadorët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Turqisë.
Autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore kundër 30 personave për shkak se ata publikuan në Twitter përmes postimeve për vdekjen e supozuar të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Sipas Associated Press, këta individë mund të akuzohen për gjoja përhapjen e “dezinformimit dhe përmbajtjes manipuluese”, si dhe për fyerje të Erdoganit./arbresh.info/
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...