Bilanci i viktimave të tre sulmeve me bomba në Pakistan është rritur në 85, ku 67 prej tyre persona janë vrarë nga dy sulme të lidhura në një treg dhe shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, thanë sot zyrtarët pakistanezë.
Grupi ekstremist sunit Lashkar-e-Jhangvi mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në një treg në qytetin e Paraçinar, kryesisht i banuar nga shiitët.
Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se 261 persona të plagosur janë dërguar në spitalin e Paraçinarit, nga të cilët 62 janë në gjendje kritike.
Një sulmues në qytetin e Karaçit vrau katër persona dhe iku nga vendi i ngjarjes.
Në sulmin e tretë me auto-bombë 14 vetë u vranë në një ndërtesë të policisë në Quetta, kryeqytetin e provincës Balochistan. Përgjegjësia për sulmin është marrë përsipër nga një fraksion i talebanëve.
Zëdhënësi i ushtrisë Asif Gafur tha se sulmet janë të lidhura me ekstremistët, të cilët dyshohet se strehohen në Afganistanin fqinj, dhe paralajmëroi përforcimin e kontrollit kufitar.
Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif dënoi sulmet që janë kryer në prag të Festës së Bajramit.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...