Shtëpia e Bardhë tha se po zhvillohen përgatitje për një takim mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Takimi pritet të zhvillohet gjatë vizitës së zotit Trump në Evropë muajin e ardhshëm. Të dy udhëheqësit mund të takohen përpara takimit të NATO-s që mbahet në datat 11 dhe 12 korrik në Bruksel, ose pas vizitës së Presidentit Trump në Britani, dy ditë më vonë.
Zëdhënësi i zotit Putin, Dmitri Peskov konfirmoi ndërkohë se këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton pritet të vizitojë Rusinë javën e ardhshme për të diskutuar rreth përgatitjeve.
Ende nuk dihet se ku do të zhvillohet takimi, por sipas disa mediave të huaja, udhëheqësit mund të takohen në një nga kryeqytetet evropiane, pas samitit të NATO-s. Sipas disa njoftimeve, Vjena është një vend i mundshëm.
Zoti Trump ka shprehur interes për rivendosjen e statusit të zotit Putin në skenën botërore. Më parë gjatë këtij muaji, në takimin e grupit të shtatëshes që u mbajt në Kebek, ai propozoi që Rusia të ripranohet në Grupin e Tetë vendeve më të industrializuara të botës. Anëtarësimi i Rusisë u pezullua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014./VoA/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...