Personi që kishte marrë peng një autobus në Brazil është qëlluar nga policia pasi kishte mbajtur peng pasagjerë për orë të tëra.
Sulmuesi sekuestroi automjetin gjersa po kalonte urën Rio-Niteroi me 37 persona në bord rreth orës 06.30 të kohës lokale, duke e ndaluar në mes të rrugës dhe bllokuar rrugën, transmeton portali arbresh.info.
Policia nisi negociatat me pengmarrësin dhe ai kishte liruar disa pengje para se të tentonte të ikte nga mjeti gjersa po ia mbante pistoletën në kokë një pengu.
Policia ushtarake tha se një snajper ‘neutralizoi’ të dyshuarin dhe të gjitha pengjet u liruan pa therrë në këmbë.
Bëhet e ditur nga një zëdhënës i policisë ushtarake që i dyshuari kishte një armë lodër.
Ai më parë kishte kërcënuar se do të ndizte autobusin dhe pretendonte se ishte ish oficer i policisë ushtarake, por kjo u kundërshtua nga policia./arbresh.info/
https://twitter.com/jornalodia/status/1163756589393879040
https://youtu.be/qfMDxnQ1oN4
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...