Një spikere indiane lajmesh, mjaft e njohur në vendin e saj, i lexoi të gjitha detajet e një aksidenti automobilistik, gjatë një transmetimi live, pavarësisht se ishte njoftuar se bashkëshorti i saj kishte vdekur në këtë aksident.
Kjo ngjarje ka provokuar përgëzime të jashtëzakonshme nga ana e opinionit publik për gazetaren, sidomos për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e saj.
Supreet Kaur, 28 vjeçe, e stacionit informativ televiziv, IBC24 News, në shtetin e Çatisgarit, ishte duke lexuar buletinin e lajmeve dje, kur u lidh ”live” me një gazetar, i cili ndodhej në një skenë aksidenti rrugor, ku kishin vdekur tre persona.
”Edhe pse identiteti i viktimave nuk u bë i ditur menjëherë, Kaur kuptoi se bashkëshorti i saj, Harsad Kawade, ishte mes të vdekurve, pasi kishte udhëtuar në të njëjtën rrugë dhe me të njëjtin tip makine që ishte përplasur”, tha IBC24 News dhe media kombëtare indiane.
”Kaur filloi të qante vetëm kur doli nga studioja e transmetimit, pasi kishte përfunduar gjithë edicionin e lajmeve” tha gazeta ”Hindustan Times”.
“IBC24 News përshëndet kurajon dhe vetëpërmbajtjen e Supreet Kaurit”, tha televizioni IBC24 News.
“Kjo ngjarje tregon shumë për sensin e saj të detyrës dhe profesionalizmit”, deklaroi shefi i saj i lajmeve.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...