Google ADS

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Londër

14:35 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Të paktën 35 zjarrfikës janë duke luftuar për të shuar flakët në një ndërtesë në Londrën lindore.

Në pamjet që janë publikuar nëpër mediat sociale, shihet tymi i zi duke dalë nga kati i 12-të i ndërtesës 21-katëshe, transmeton portali arbresh.info.

Gjashtë mjete të fikjes së zjarrit janë thirru nga zona përreth, pasi flakët nisën të përfshijnë pjesën e epërme të ndërtesës.

Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme