Një zjarr i madh ka nisur në selinë e Shërbimit të Huaj Inteligjent Rus.
Flakët kanë përfshirë pjesë të ndërtesës sekrete në Yasenevo, Moskë, transmeton portali arbresh.info
Mediat lokale raportojnë që 15 ekipe të zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin.
Ndërkohë punonjësit janë evakuuar nga zyrat.
Mendohet se zjarri ka prekur dy kate të kompleksit.
Puna është bërë më e komplikuar nga bllokimi i komunikimit mobil në këtë qendër.
Shërbimi Informativ i Jashtëm i vendit është qendra për rrjetin spiun të regjimit, ku drejtohen aktivitetet e spiunazhit jashtë vendit./arbresh.info/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës