Google ADS

Përfshihet nga zjarri katedralja e Nantes

10:52 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Më shumë se 100 zjarrfikës janë dërguar në vendin e ngjarjes në qytetin francez të Nantes ku është përfshirë nga zjarri katedralja.

“Për momentin, zjarri është përmbajtur,” u tha gazetarëve rreth La Orant Ferlay, kreu i shërbimit lokal të zjarrfikësve rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.

Pamjet e publikuara në mediat sociale më parë nga Federata Franceze e Zjarrfikësve treguan flakë që kërcenin brenda monumentit gotik ndërsa një re e madhe tymi i zi shpëtoi për tu ngritur drejt qiellit.

Zjarrfikësit u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës.

Shërbimet e urgjencës u njoftuan pak para orës 07:45 CET dhe rreth 104 zjarrfikës u vendosën për të trajtuar zjarrin, tha Ferlay.

“Zjarri i dhunshëm” shpërtheu “nga organi i vendosur pas dritares së trëndafilit”, shpjegoi Ferlay.

“Çatia nuk është prekur”, vazhdoi ai, duke shtuar: “skenari nuk është i krahasueshëm me Notre Dame”.

Kjo do të jetë një lehtësim për shumicën e francezëve që ende tërhiqen nga flakët shkatërruese 15 muaj më parë në katedralen Notre Dame në qendër të Parisit.

Në kundërshtim me monumentin 850-vjeçar në kryeqytet, i cili akoma kishte trare druri çati, Katedralja e Shën Pjetrit dhe e Shën Palit të Nantes ishin rinovuar me trare çati prej betoni pas një zjarri të madh në 1972 i cili kishte zvogëluar çatinë në hi.

Rinovimi u përfundua vetëm në vitin 2013./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme