Përfshihet nga flakët tempulli 600 vjeçar në Japoni

23:53 | 30 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Zemërim dhe tmerr teksa flakët e zjarrit përpijnë tempullin 600 vjeçare Shuri, në Japoni, e cila ishte pjesë e trashëgimisë botërore.

Zjarri ka shkatërruar ndërtesën në Naha, kryeqendra e prefekturës Okinava në Japoni.

Zjarrfikësit erdhën menjëherë por nuk mundën t’i ndalojnë flakët që duken si një ferr i vërtetë.

Tempulli është djegur disa herë në histori dhe është rindërtuar, madje dhe në vitin 1945, gjatë betejës së Okinavës.

Japonezët kishin gërmuar tunele poshtë tempullit dhe forcat aleate e bombarduan për tri ditë rresht./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme