Gjithsej 21 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një repart spitalor në Pekin, Kinë, sipas Pekin Daily.
Zjarri ka rënë rreth orës 13:00. dhe u shua 35 minuta më vonë pasi një ekip urgjence nxitoi në vendngjarje në Spitalin Changfeng.
Gjithsej 71 persona janë evakuuar nga spitali.
“Është tragjike. Unë e pash të gjithë ngjarjen nga dritarja e shtëpisë sime. Shumë njerëz po qëndronin në njësinë e ajrit të kondicionuar, dhe disa madje u hodhën”, tha një përdorues i faqes së rrjeteve sociale Weibo, sipas Reuters.
Videot e zjarrit që qarkulluan në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa, disa njerëz dilnin nga ndërtesa përmes dritareve duke përdorur çarçafë. Të tjerët u strehuan në njësitë e ajrit të kondicionuar jashtë dritareve.
Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, thuhet në raport.
🇨🇳 | ÚLTIMA HORA: Un incendio en el Hospital Changfeng de Beijing (Pekín) dejó al menos 21 muertos y 71 pacientes evacuados. pic.twitter.com/Vz5sf5GM0r
— Última Hora Noticias (@UltimaHoraNo) April 18, 2023
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit