Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu dy anije mallrash me flamur të Tanzanisë në Detin e Zi në afërsi të Ngushticës së Kerçit.
Ekipet ruse të shpëtimit janë duke provuar të arrijnë marinarët që kanë kërcyer nga bordi i anijeve, transmeton portali arbresh.info. Deri më tani janë shpëtuar katërmbëdhjetë persona.
Një anije ishte një cisternë, dhe zjarri pasoi një shpërthim që ia vuri flakën edhe anijes tjetër.
Ata u emëruan si Kandy (Venecia), me një ekuipazh prej 17 nga Turqia dhe India, dhe Maestro, me 14 marinarë.
Zjarri shpërtheu kur një anije po transferonte lëndë djegëse në një tjetër, tha zëdhënësi i agjencisë detare ruse Alexei Kravchenko, duke shtuar se kjo më pas kishte detyruar disa anëtarë të ekuipazhit të hidheshin në det.
Punonjës të shpëtimit thuhet se dëshmuan tre persona të tjerë duke luftuar në ujë, të cilët me gjasë ishin mbytur.
Agjencia e lajmeve AFP tha se “asnjë sinjal nga asnjë prej dy kapitenëve” nuk ishte pranuar.
Autoritetet në qytetin Krime të Kerçit janë duke u përgatitur për të pranuar viktimat.
Anëtarët e ekuipazhit po lundronin në “ujërat neutrale” në Detin e Zi kur ndodhi incidenti, thanë autoritetet./Arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...